Glendi Tafaj zëvendëson Ilda Bejlerin në Digitalb!

 
Pas largimit të Ilda Bejlerit nga Digitalb, duket se emisioni “Zona Gol” që sezonin e kaluar është moderuar nga gazetarja seksi, tashmë do të ketë një tjetër “të zot shtëpie”.

Në fakt nuk bëhet fjalë për asnjë femër tjetër siç është aluduar këto ditë në mediat online, pasi Ilda do të zëvendësohet këtë sezon nga një mashkull. Bëhet fjalë për Glendi Tafaj, ish futbollist e aktualisht një ndër gazetarët më të njohur të sportit në vend.

Prej vitesh Tafaj ka qëndruar pas ekranit, në terren duke transmetuar për publikun të rejat më të fundit nga bota e futbollit, ndaj  drejtuesit e Supersport duket se kanë menduar se ishte koha që Glendi gjithë informacionin si futbollist dhe gazetar profesionist t’ja përçojë publikut nga studio e emisionit.

Figurat femërore në emisonet sportive janë padiskutim interesante, aq më tepër kur hijeshia e një gazetarje sportive kombinohet me informacionet që ajo ka, ama kur informacionet i jep një ish-futbollist, programi merr një tjetër dimension.

Pra për të gjithë dashamirësit e sportit, “Zona Gol” do të ketë kësaj here një moderator i cili e njeh futbollin në të gjitha dimensionet e tij…


Reagimi i John Travoltës kur pa të shoqen në një skenë intime me Tom Cruise!
Cher, trup perfekt në moshën 73 vjec: “ O Zot, sa e urrej plakjen“!!
“Doja të dilja në TV”, i riu hedh nga kati i 10-të djalin e mitur
Rrëfehet shefi që zëvëndësoi ( për pak) Renaton: Dashuria që humba prej kuzhinës!
Një person shumë special për të e shoqëron Soni Malaj në prapaskenë!
Rrëfehet shefi që zëvëndësoi ( për pak) Renaton: Dashuria që humba prej kuzhinës!
Anthony Joshua rimerr titujt në peshat e rënda: “Jam mësuar të hedh djem përtokë”
Video/ Pritjet e Strakoshës dhe kartoni i kuq i Cuadrado i shkaktojnë Juventus humbjen e parë sezonale

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com