Partitë në Kosovë në “luftë” për postin e kryeministrit
Ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme shumica e partive politike i kanë bërë të ditur emrat e zyrtarëve me të cilët e synojnë postin e kryeministrit të vendit. Ani pse përfaqësuesit e partive nuk kanë përjashtuar mundësinë e kandidimit me koalicione, ata kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga posti i shefit të Qeverisë së ardhshme.

Ndonëse shpërndarja e Kuvendit të Kosovës është paraparë të mbahet më 22 gusht, partitë politike tashmë kanë filluar llogaritjet e tyre në rast se dalin fituese nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, shkuajnë mediat në Kosovë.
Teksa shumica e partive kanë bërë të ditur se mund të shkojnë në koalicione parazgjedhore, ato kanë thënë se assesi nuk pranojnë të bëjnë kompromis me postin e kryeministrit të vendit.
Përfaqësues të PDK-së, parti kjo e cila tashmë ka bërë të ditur se kandidati për kryeministër nga kjo parti është Kadri Veseli, kanë theksuar se në asnjë formë nuk do të bëjnë kompromis për këtë post.
Njësoj kanë deklaruar edhe përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo e cila e synon postin e kryeministrit të ardhshëm me liderin e partisë Albin Kurtin.


Boiken Abazi: Qeveria “Haradinaj” në hetim për 53 milionë eurot e zhdukura në autostradën “Arbën Xhaferi”
Rasti “Reket”, Prokurorja Speciale nis përballjen me drejtësinë
Reagon Rusia pas provës së SHBA-së me raketë Kruz
Greqia: Nuk ka kërkesë për ankorim nga anija cisternë iraniane
Udhëheqësja e Hong Kongut e gatshme për bisedime me protestuesit
Erdogan anulon vizitën në Serbi, arsyet mbeten mister
“Lufta tregtare” me Kosovën, pritet largimi i masave reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut
80 vota të deputetëve kusht për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com