Ndërron jetë në moshën 40 vjeçare moderatorja e njohur (e dashur dhe për shqiptarët)
Nadia Toffa, fytyra e njohur televizive dhe moderatore e programit italian shumë të njohur edhe në Shqipëri, “Le Iene”, ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Lajmi bëhet i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim prekës në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.
“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar.
“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, porn ë mars, gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”.
Që atëherë ‘Hijena’ italiane, nisi pa u trembur luftën e saj kundër tumorit nën tingujt e radioterapisë dhe kimioterapisë.
Humbja e flokëve, urrejtësit qe kritikonin ekspozimin e saj në rrjetet sociale, e më pas rënia, lodhja…
Postimi i saj i fundit në Instagram daton në 1 korrik, para përkeqësimit të sëmundjes. Si gjithnjë, në foto e shoqëronte qenushi i saj Totò. “Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve “.
Më pas asgjë, deri tek lajmi i tmerrshëm i ditës së sotme.
















Dy ditë pas dasmës; Erik Lloshi i bën një dhuratë-surprizë bashkëshortes së tij!
“Ne pranojmë”; aktori i njohur i jep fund beqarisë!
20 personazhe VIP; ja si dukeshin në fillim të karrierës së tyre!
Lum kriktikash ndaj Meghan dhe Harry; bëjnë shpenzime marramendëse me pushime!
Video/ I gjithë faji është i VAR: përleshje masive mes tifozëve të City e Spurs
Roma, lamtumirë Hysaj: verdhekuqtë firmosin me Zappacosta
Klopp trondit Liverpool: “Pas dy-tre vjetësh mund të tërhiqem”
Ribery zbarkon në Serie A: të mërkurën vizitat mjekësore

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com