“Jam e lumtur që fëmijët e mi nuk do të jenë si unë”; Armina Mevlani flet për mëmësinë

Teksa ndodhej me pushime në Jug të vendit, blogerja Armina Mevlani ka qenë e ftuara e radhës në programin “Pushime on Top”.

Mevlani u tregua e gatshme të japë një intervistë të shkurtër përballë Ori Nebiaj, kur krahas projekteve, dasmës me të fejuarën Shkëlzenin, bukuroshja fashioniste ndali edhe tek dëshira për t’u bërë nënë, ndonëse sipas saj është ende shpejt.

” E mendoj veten nënë. Unë jam e lumtur që Zeni ka dy fëmijë me të cilët unë shkoj shumë mirë dhe i dua jashtë mase. Jam gjithashtu e lumtur të dijë që fëmija im s’do të jetë si unë, por do të ketë shumë motra dhe vëllezër. Më pëlqen familja e madhe.Arsyeja e vetme pse s’kam bërë fëmijë është se s’jam ndjerë gati, por edhe Zeni s’më ka bërë presion dhe pse e dëshiron shumë.
Unë jam 28-vjeç dhe shoqet e mia kanë mentalitet tjetër. Nuk mendojnë se fëmijë duhet bërë tani me patjetër. Unë dua t’i dedikohem 100% fëmijës tim, jo të ma rrisin të tjerët. Gjithsesi, fëmija mund të vijë pas martese.”-u shpreh Mevlani

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan tetorin e kaluar nëpërmjet një ceremonie private.


Dy ditë pas dasmës; Erik Lloshi i bën një dhuratë-surprizë bashkëshortes së tij!
“Ne pranojmë”; aktori i njohur i jep fund beqarisë!
20 personazhe VIP; ja si dukeshin në fillim të karrierës së tyre!
Lum kriktikash ndaj Meghan dhe Harry; bëjnë shpenzime marramendëse me pushime!
Video/ I gjithë faji është i VAR: përleshje masive mes tifozëve të City e Spurs
Roma, lamtumirë Hysaj: verdhekuqtë firmosin me Zappacosta
Klopp trondit Liverpool: “Pas dy-tre vjetësh mund të tërhiqem”
Ribery zbarkon në Serie A: të mërkurën vizitat mjekësore

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com