FOTOT/ Tradhti dhe një aferë lesbike: Divorci që ka “pushtuar” mediat botërore
Aktori Liam Hemsworth dhe këngëtarja Miley Cyrus, ishin një nga çiftet më të famshëm në botë.
Por, në mënyrë të papritur ata janë divorcuar vetëm pak muaj pas martesës së tyre.
Prej ditësh të tëra, historia e tyre ka zënë faqet kryesore të mediave botërore, dhe ka pasur shumë teori për shkaqet e ndarjes.
Kjo, duke qenë se Cyrus, vetëm një ditë pas publikimit të lajmit të divorcit, u fotografua duke shkëmbyer puthje lesbike me blogeren Kaitlynn Carter.
Vetë Liam, ka reaguar sot për herë të parë.
“Përshëndetje të gjithëve. Thjesht një shënim i shpejtë për të thënë që Miley dhe unë kohët e fundit jemi ndarë dhe nuk i uroj asgjë tjetër përveçse shëndet dhe lumturi.
Kjo është një çështje private dhe unë nuk kam bërë, dhe as do të bëj, ndonjë koment për ndonjë gazetar apo media. Çdo raportim që më atribuohet mua është i rremë. Paqe dhe dashuri”, shkruan Liam, duke mos dhënë shumë detaje.
Cyrus nga ana tjetër nuk ka reaguar, por vetëm kë replikuar në rrjetet sociale me ish-bashkëshortin e të dashurës së saj, Brody Jenner.
Ky i fundit shkruante me ironi:
“Vëmendje! Së shpejti, foto të miat dhe të Liam që ecim dorë për dore në plazh.”
Ndërsa Cyrus iu përgjigj:
““Ik merr një sy gjumë në kamion dhe qetësohu”.(TemA)
























Dy ditë pas dasmës; Erik Lloshi i bën një dhuratë-surprizë bashkëshortes së tij!
“Ne pranojmë”; aktori i njohur i jep fund beqarisë!
20 personazhe VIP; ja si dukeshin në fillim të karrierës së tyre!
Lum kriktikash ndaj Meghan dhe Harry; bëjnë shpenzime marramendëse me pushime!
Video/ I gjithë faji është i VAR: përleshje masive mes tifozëve të City e Spurs
Roma, lamtumirë Hysaj: verdhekuqtë firmosin me Zappacosta
Klopp trondit Liverpool: “Pas dy-tre vjetësh mund të tërhiqem”
Ribery zbarkon në Serie A: të mërkurën vizitat mjekësore

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com