Ndryshe nga të gjithë ne, Sokol Balla e kaloi verën i veshur me xhup!

Pushimet e verës, të gjithë i lidhim me detin, diellin, temperaturat e larta, rrobat e banjos, ngjyrën e bronztë që merr lëkura…, në fakt jo të gjithë, pasi për gazetarin Sokol Balla nuk ka qenë aspak kështu, madje për Drejtorin e News 24 vera e këtij viti ka qenë krejt ndryshe nga e jona.

Nëse i hidhni një sy llogarisë së Sokol Ballës në instagram do të shihni që gazetari ka preferuar një tjetër lloj turizmi sezonin e verës, duke zgjedhur destinacionin e largët të Perusë.

Balla ka përjetuar emocionet e rralla që të ofron ngjitja e maleve mijëra kilometra mbi nivelin e detit. Një nga eksperiencat e rralla që pamë në instagramin e gazetarit të njohur, është ngjitja e Malit të Ylberit, që ndodhet në Vargamalet e Andeve në Peru.

Temperatura gjatë verës në shtetin e Amerikës Jugore janë të ulta, ndaj edhe fotot e kësaj vere për gazetarin Balla janë me veshje të trasha, xhupa, e kapuça, krejt ndryshe nga ç’ shohim nëpër instagram këto ditë me temperaturat përvëluese që kanë kapluar Europën e Shqipërinë.



Dy ditë pas dasmës; Erik Lloshi i bën një dhuratë-surprizë bashkëshortes së tij!
“Ne pranojmë”; aktori i njohur i jep fund beqarisë!
20 personazhe VIP; ja si dukeshin në fillim të karrierës së tyre!
Lum kriktikash ndaj Meghan dhe Harry; bëjnë shpenzime marramendëse me pushime!
Video/ I gjithë faji është i VAR: përleshje masive mes tifozëve të City e Spurs
Roma, lamtumirë Hysaj: verdhekuqtë firmosin me Zappacosta
Klopp trondit Liverpool: “Pas dy-tre vjetësh mund të tërhiqem”
Ribery zbarkon në Serie A: të mërkurën vizitat mjekësore

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com