Komentuesit sulmojnë Rudina Magjistarin: Kujt po i intereson ku i kalon pushimet Blendi Fevziu, ça i keni këto emisione idiote
Rudina Magjistari ka pasur të ftuar dy ditë më parë në emisionin e saj Blendi Fevziun, ku kanë komentuar pushimet e këtij të fundit.
Kjo ka irrituar shumë ndjekës të Magjistarit, që i shkruajnë asaj se nuk i intereson njeriu se ku i ka kaluar pushimet Fevziu.
“E dashur zonja Magjistari, nuk besoj se i intereson popullit shqiptar se si i kaloi  Blendi Fevziu pushimet. Këto mund t’i bisedoni në kafene!
Mendoj se populli ynë ka nevojë për mbështetje sociale, ekonomike, psikologjike dhe vetëm me këto emisione, nuk mund t’i ndihmoni dot, por i ngatërroni më shumë”, i shkruan një komentuese Magjistarit.
Ndërsa Rudina Magjistari i përgjigjet:
“Zonjë, mbështetjen social-ekonomike duhet ta kërkoni tek institucionet shtetërore, atë psikologjike tek ekspertët e shëndetit mendor.
Televizioni ka për detyrë të informojë, argëtojë dhe edukojë, detyra të cilat përpiqemi t’i bëjmë cdo ditë me shumë përkushtim.
Madje edhe kur kemi pasur mundësi të ndihmojmë, e kemi bërë jo rrallë. Faleminderit që na ndiqni”.(TemA)


















Ylli i “Sex and the city” baba në moshën 64 vjeçare
Këngëtari amerikan: Jam përdhunuar nga motra ime, edhe vëllai ka abuzuar me mua për disa vite
Duro ngre zërin dhe tregon episodet kundër: “Arbitrat po na dëmtojnë”
Barcellona sulmon De Ligt: “Hollandezi zgjodhi Juventus për taksat”
Foto provokuese me Mbappe: Areola i kërkon ndjesë tifozëve të Real pas gafës që shkaktoi polemika
Dridhet pankina e Zinedine Zidane: tek Real Madrid po qarkullojnë emrat e dy trajnerve
Konflikti mes pronarëve mbyll InTV; ç’do ndodhë me stafin e televizionit
Me flokë të gjata kaçurela; Publikohet foto e rrallë e Edi Ramës në rini!

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com