Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Vishegradit në Pragë, zbulohet arsyeja
Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet të enjten në Pragë.

Zëdhënësja e Qeverisë në largim të Kosovës, Donjeta Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova është në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe se angazhimet e kanë pamundësuar pjesëmarrjen në samit të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.
“Haradinaj e konsideron samitin e Vishegradit si një forum shumë të rëndësishëm, që kontribuon në proceset demokratike, bashkëpunimin dhe kultivimin e vlerave të larta evropiane dhe, për këtë arsye, Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë integrale dhe aktive e tij”, tha Gashi.
Më herët, agjencia çeke e lajmeve CTK, ka raportuar se autoritetet e Kosovës e kanë anuluar pjesëmarrjen në samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman, të bëra në Beograd.
Zeman ka thënë se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundsinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
Gashi tha se Haradinaj i vlerëson angazhimet e Çekisë, si lidere e Grupit të Vishegradit, në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Grupin e Vishegradit e përbëjnë: Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.


Rusi, lirohet nga paraburgimi aktori Pavel Ustinov
Gjigantët e naftës nisin shpimet për gaz në Jonin grek
Armët serbe në duart e xhihadistëve, aferat e krerëve të partisë së Vuçiçit
Rritet numri i azilkërkuesve nga Siria dhe Iraku në Kosovë
Vuçiç: Amerika pret që ta njohim Kosovën
Tahiri dënohet me 3 vjet shërbim prove
Momenti prekës/ Spikerja e përlotur jep lajmin për vdekjen e koleges (VIDEO)
Greqia do të ofrojë 10 miliardë dollarë, për të ndihmuar bankat të ulin borxhin e keq

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com