Dështim pas 58 ndeshjesh: Dream Team rrëzohet nga froni përballë Francës, por në Olimpiadë…

Mbretërimi i Team Usa është rrëzuar zyrtarisht. Francia i ka hequr skuadrës së Popovich fronin mbretëror me një arritje të jashtëzakonshme në cerekfinale, ku është prodhuar një 89-79, ndërtuar mbi talentin e fizikun e Rudy Gobert (21 pikë e 16 rebound), që vlejnë gjysëmfinalen me Argjentinën në Botërorin e basketbollit që po luhet në Kinë. Dy herë radhazi kampionët në fuqi, nuk humbisnin në një kompeticion ndërkombëtar që nga gjysmfinalet e Botërorit 2006 kundër Greqisë, ndërsa tani janë jashtë podiumit, gjë që nuk ndodhte që nga 2002 (kur Team Usa u eleminua në cerekfinale nga Jugosllavia).
Fitorja e Blues ka imazhin e Gobert, rebusi që Team Usa nuk arriti kurrë të zgjidhte. As me Myles Turner, që dështoi përballë qendrës së Jazz i cili ka fituar cmimin e mbrojtësit më të mirë të Nba në dy vitet e fundit; as me Lopez e Plumlee, dy qendrat e tjera të Pop: kur Gobert ishte në fushë amerikanët thjesht nuk arritën të depërtonin poshtë koshit. Gobert dominoi në fakt edhe anën tjetër të fushës me rebound, që i transformoi në shanse të dyta për skuadrën e tij. Gjithashtu Evan Fournier me 22 pikë i ka treguar Nba atë që nuk po arrin ta bëjë me Orlando.
Në testin më të rëndësishëm të Botërorit, ajo që quhej Dream Team ka treguar gjithë limitet e saj, duke humbur për herë të parë në një kompeticion zyrtar pas 58 ndeshjeve. Donovan Mitchell (29 pikë) ishte shpëtimtari në tre fraksionet e para, por në të katërtën u venit. Ndoshta do ti duhej ndihma e Kemba Ëalker, lideri që nuk arriti asnjëherë të merrte ritmin e ndeshjes edhe për fajin e faulleve (10 pikë me 2/9 në goditje e asnjë asist). Kjo skuadër thjesh nuk kishte mjaftueshëm talent për të fituar medaljen e tretë të artë radhazi, arritje që vazhdon të jetë tabu për të gjithë. Një hap mbrapa i kombëtares me yje e viza, që erdhi si pasojë e refuzimit të super yjeve, me mendjen tek e arta e Tokyo (SHBA janë kualifikuar për në Olimpiadë) ku lojtarët më të mirë të Nba, të njëjtët që i thanë jo Botërorit duke e vënë në vështirësi Pop, nuk duan të mungojnë.


Ylli i “Sex and the city” baba në moshën 64 vjeçare
Këngëtari amerikan: Jam përdhunuar nga motra ime, edhe vëllai ka abuzuar me mua për disa vite
Duro ngre zërin dhe tregon episodet kundër: “Arbitrat po na dëmtojnë”
Barcellona sulmon De Ligt: “Hollandezi zgjodhi Juventus për taksat”
Foto provokuese me Mbappe: Areola i kërkon ndjesë tifozëve të Real pas gafës që shkaktoi polemika
Dridhet pankina e Zinedine Zidane: tek Real Madrid po qarkullojnë emrat e dy trajnerve
Konflikti mes pronarëve mbyll InTV; ç’do ndodhë me stafin e televizionit
Me flokë të gjata kaçurela; Publikohet foto e rrallë e Edi Ramës në rini!

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com