Emergjencë tek Kukësi: Duro në Ballsh pa katër titullarë

Një transfertë që kërkon impenjim maksimal, jo vetëm se luhet në një fushë të konsideruar gjithnjë të vështirë si ajo e Ballshit, por edhe sepse Bylis vjen nga një fitore e madhe në Korcë përballë Skënderbeut. Në këtë pikë, Kukësi duhet të bëjë shumë kujdes për të mos u befasuar nga të besuarit e Dovedan, për më tepër që jo gjithcka shkon qetë për blutë e Shpëtim Duros, formacionin e të cilit e mbajnë peng dyshimet mbi kondicionin e Musollit e Maliqit.
Mesfushori dhe mbrojtësi i djathtë janë stërvitur të diferencuar gjatë gjithë javës, duke e vënë në dyshim të madh aktivizimin e tyre, nga minuta e parë, në transfertën mallakastriote. Duro shpreson shumë të rikuperojë të paktën një prej tyre, por koha shtrëngon e duket se në Ballsh tekniku duhet të mendojë për alternativa. Sikur të mos mjaftonte mungesa e konfirmuar e Ethemit, një prej lojtarëve më në formë të Kukësit, tekniku rrezikon ta ketë mesfushën jetime edhe nga Musolli.
Problem edhe në mbrojtje, pavarësisht rikthimit të Lulajt nga skualifikimi, që është edhe lajmi i vetëm i mirë për Duron. Vlonjati duhet të marrë menjëherë vendin e Teqjas, i cili do të mungojë për shkak të skualifikimit të dhënë nga FSHF mbi deklaratat e bërë nga mbrojtësi. Me 7 pikë pas tre javëve të para, Kukësi kërkon fitoren në Ballsh, për të tentuar shkëputjen, por nuk do të jetë aspak e lehtë në këtë situatë.


Tronditet tenisi nga Marcelo Rios: “Agassi merrte doping e ATP e mbuloi katër herë”
“Pas Brexit”, kryeministri britanik firmos divorcin me bashkëshorten
Mjaftuan tre ndeshje për tu bindur: Dortmund blen përfundimisht Emre Can
FOTOT: Pasojat e frikshme nga stuhitë që kanë pushtuar Europën
Nuk kaluan vecse pak ditë, familja mbretërore tronditet nga një tjetër divorc!!
Gruaja që priti 41 vite për të humbur virgjërinë, merr lajmin e mrekullueshëm
FOTOT: Kopjuan filmin “Titaniku”, vërshojnë komentet e shikuesve
“Duhet të jem pedo”, eskorta 2,000$ nata pranon se i dërgoi foto nudo 13 vjeçarit

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com