Nuk e dinim! Aktori i “Portokalli” qenka bërë baba, na prezanton vajzën 4 muajshe

Aktori i njohur i “Portokalli” Roland Saro qenka bërë baba 4 muaj më parë dhe u desh prania e tij sot në emisionin “Rreze Dielli” që ne të zbulonim Mialtën e tij.

Sot vogëlushja është 4 muajshe dhe mes emocionesh të forta, Saro ka folur për muajt e parë të vajzës dhe për largësinë që i është dashur të përballojë për shkak të angazhimeve me turneun e “Portokalli”.

“Ndihem jashtëzakonisht shumë mirë dhe … Fati i Mjaltës ishte se Mjalta lindi në pranverë, në Prill, ishte periudhë shumë e ngrohtë, ishte fillimi i verës dhe plus kësaj ishte dhe një periudhë në verë që bëjmë gjithmonë turneun, jemi shumë të ngarkuar me lëvizjet, me shfaqjet. Është sipërmarje goxha e madhe turneu i Portokallisë nëpër Shqipëri. Dhe në atë periudhë jam detyruar për gati një muaj e gjysmë ndoshta, të mos ta shoh fare. Sepse ishte dhe shumë vapë në Tiranë, dhe ne morëm masa që të ishim në një vend ku ka kondicioner territori, që do të thotë ishim në Pogradec. “ -tha Roland Saro për emisionin ” Rreze Dielli”.

Por sipas tij, distanca ka pasur edhe anën pozitive sepse sot vajza dhe gruaja e tij do të largohen në drejtim të Amerikës. I pyetur se si është ndjerë për këtë, Saro e ka patur të pamundur të japë një përgjigje, duke lënë të nënkuptohet përjetimi i vështirë.

“Kjo gjë më ka bërë që ta dua dhe të mësohem me këtë lloj largësie, sepse do ju zbuloj edhe një sekret tjetër, që nuk e kisha thënë deri tani, por meqënse erdhi momenti po jua them. Mjalta të enjten niset për në Amerikë, sepse është bërë me dokumenta amerikane dhe unë do ngelem përsëri vetëm, këtu në mes të Shqipërisë tone të dashur.” -vijoi ai.


Konflikti mes pronarëve mbyll InTV; ç’do ndodhë me stafin e televizionit
Me flokë të gjata kaçurela; Publikohet foto e rrallë e Edi Ramës në rini!
Një shqiptare në sfilatën e PRADA-s; Ju njohim me Sihana-n
“Ne jemi sardë”. Cagliari bën të kundërtën e Veronës: një poezi kundër racizmit
Artistja shqiptare këndon kolonën zanore të ‘Malecifent 2’
Iran, revolucioni historik: gratë në stadium, për të shmangur përjashtimin nga Botërori
Video/ Shikoni çfarë bën Karius: kthehen fantazmat e Kiev
FOTOT: Pozon nudo, modelja seksi sfidon ligjet e rrepta të Koresë së Veriut

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com