Befason ish-gruaja: Unë dhe Buffon do të jemi përgjithmonë të lidhur
“Marrëdhënia jonë është ajo e dy personave inteligjentë, që do të qëndrojnë të lidhur përjetë, duke pasur parasysh se kemi dy fëmijë. Kjo lloj marrëdhënieje nuk mund të anulohet, nuk mund të ndryshohet. Unë nuk e harroj të kaluarën”. Këto ishin fjalët, që Alena Seredova tha në mikrofonat e “Radio Rai 2”, gjatë programit “I Lunatici”, ku shpjegoi se cilat janë raportet midis saj dhe ish-burrit, Gigi Buffon. Martesa mes të dyve ka marrë fund në vitin 2014 për shkak të dashurisë së re, të lindur mes portierit të Juventusit dhe Ilaria D’Amico.

Pavarësisht divorcit, marrëdhëniet midis dy ish-bashkëshortëve mbeten të forta. Seredova zbuloi se zemra e saj është bardhezi: “Në shtëpinë e babit flasim për atë në heshtje. Në fakt, nuk e kam mendjen te të tjerët, edhe nga respekti për partnerin tim të ri. Jam shumë e dashuruar me të. Është një gjë pozitive edhe për fëmijët e mi. Sot ata kanë dy prindërit biologjikë dhe një person tjetër, që mund të jetë një pikë e rëndësishme referimi”.
Në fund, bukuroshja tregoi se mbetet e lidhur me ngjyrat bardhezi: “Më duhet të them se çdo herë që mundem e përkrah Juventusin. Tifozët e kësaj skuadre më quajnë “kapiten”. Unë i dua ata, sepse nuk jemi ndarë. Unë mbetem një përkrahëse e zjarrtë e Juventusit”.


Rrëfimi i Patrice Evra: Hëngra fasule dhe makarona, ndaj u turpërova në derbin e Manchesterit
Rudi Vata: Berisha mbështeste klanin “Duka”, kur i takova takim nuk denjoi as të më hapte derën
Luiza Gega fiton medalje bronzi në “Lojërat Olimpike Ushtarake”
Egjipti sulmon Mohamed Salah: Të të vijë turp, një mysliman s’pozon me një femër të tillë
Tifozët e Milanit thyejnë rekorde në “Twitter”, duan me çdo kusht jashtë këtë lojtar!
Sergio Ramos: Jemi me Zidane deri në vdekje, ja mesazhi që duhet të japim!
Specialja e prestigjozes “Otbfootball” për Igli Taren: Arkitekti i Lazios moderne
Interi e ka seriozisht për Ibrahimovic, nuk i thotë jo propozimit të Raiolas

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com