VIDEO: Haland, intervista “pothuajse e heshtur” që po çmend rrjetin
Erling Braut Haland po kalon një javë të mbushur me emocione.

Autor i një tregolëshi në pjesën e parë të ndeshjes së tij të parë në Champions League me fanellën e Salzburg-ut, norvegjezi ka dhuruar spektakël edhe në intervistën e dhënë pas ndeshjes.
Pasi u bë lojtari i parë në historinë e kompeticionit që shënon tre gola në pjesën e parë në ndeshjen debutuese, sulmuesi 19-vjeçar ka qenë protagonist i një interviste të veçantë.
“Jam mirë”, “Punoj fort”, “Shpresojmë”. Këto kanë qenë tre përgjigjet e thjeshta të Haland pas ndeshjes. Pak fjalë, që kanë vënë në vështirësi intervistuesin.
Është dashur ndërhyrja e zyrës së shtypit për ta bindur lojtarin që të flasë pak më shumë,  por duke parë se jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, dëmi ishte bërë.
Videoja e intervistës, në fakt, ka bërë xhiron e internetit, duke shkaktuar shumë reagime nga tifozët e futbollit dhe jo vetëm.
.@ErlingHaaland: – It would be nice to be the new Ajax. pic.twitter.com/cZBMe8bzNE
— Viasport Fotball (@ViasportFotball) September 17, 2019



Janë përjashtuar nga stadiumet, “Capital Crew” gjen mënyrën të tallet me dënimin e FSHF-së
Tirana fiton në sekondë të fundit, Bylisi proteston i gjithi te Jorgji
Vidhen foto të Schumacher në gjendjen aktuale dhe nxirren në shitje për 1 milion euro
Coutinho nuk bind, Bayerni ia lë në derë brazilianin Barçës!
E pabesueshme, skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar
Shkaktuan incidente në stadium, policia arreston një person dhe procedon një tjetër
Hernandez si Panucci, te Milani rikthehet entuziasmi
Jose Mourinho kampioni i shpenzimeve, ka kryer 1.3 miliardë paundë blerje

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com