Pse De Ligt shkoi te Juventusi? E zbulon drejtori i përgjithshëm i Barcelonës
Kur tashmë është mbyllur gjithçka dhe ylli i Holandës, Matthijs de Ligt, ka nisur aventurën e tij me Juventusin, drejtori i përgjithshëm i Barcelonës është rikthyer të flasë për atë që mund të kishte qenë transferimi më i bujshëm i Barçës në merkaton e verës.

Oscar Grau ka thënë se Barcelona ka qenë shumë pranë transferimit të De Ligt, por pasi Juventusi është futur në garë ka ndryshuar gjithçka dhe sipas tij, lojtari vendosi të shkonte në Itali vetëm për para.
“Ne i bëmë një ofertë, por ai preferoi të shkojë në Juve, ku tatimet italiane i lejojnë atij të fitojë një pagë më të lartë neto”, ka thënë Grau.
Më tej, ai ka folur edhe për Neymar duke zbuluar se Barcelona ka bërë dy oferta në drejtim të PSG për të rikthyer në “Camp Nou” brazilianin, por nuk janë pranuar.
“Ne bëmë një përpjekje shumë të madhe për të. Klubi bëri gjithçka të mundshme me dy oferta, një me dhe një pa lojtarë në këmbim, por nuk u pranuan”, është shprehur drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, e cila në merkaton e verës arriti të transferonte De Jong nga Ajax dhe Griezmann nga Atletico.


Rrëfimi i Patrice Evra: Hëngra fasule dhe makarona, ndaj u turpërova në derbin e Manchesterit
Rudi Vata: Berisha mbështeste klanin “Duka”, kur i takova takim nuk denjoi as të më hapte derën
Luiza Gega fiton medalje bronzi në “Lojërat Olimpike Ushtarake”
Egjipti sulmon Mohamed Salah: Të të vijë turp, një mysliman s’pozon me një femër të tillë
Tifozët e Milanit thyejnë rekorde në “Twitter”, duan me çdo kusht jashtë këtë lojtar!
Sergio Ramos: Jemi me Zidane deri në vdekje, ja mesazhi që duhet të japim!
Specialja e prestigjozes “Otbfootball” për Igli Taren: Arkitekti i Lazios moderne
Interi e ka seriozisht për Ibrahimovic, nuk i thotë jo propozimit të Raiolas

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com