Konflikti mes pronarëve mbyll InTV; ç’do ndodhë me stafin e televizionit

Televizioni InTv do të mbyllet! Sipas burimeve pranë kësaj media-je nuk od të ketë një sezoon të ri në ekran dhe shkak për këtë vendim është bërë përplasja mes pronarëve
Njoftimi për mbylljen e televizionit i është dhënë këtë javë edhe punonjësve dhe stafit me të cilët janë përfunduar edhe kontratat përkatëse.
Sipas njërës prej prezantueseve, Sara Gjordeni, mbyllja e InTV ishte diçka e pritur sepse kjo temë ishte folur edhe më herët ndonëse më pas u ishte thënë se nuk do të ndodhte asgjë dhe andaj edhe ata kishin vijuar punën edhe për sezonin e ri.

Ndërkaq burime të “Iconstyle.al” kanë zbuluar edhe mënyrën si u është dhënë lajmi.
“Ditën e hënë stafit të “InTv u është komunikuar mbyllja e televizionit. Punonjësve u eshte thënë nga drejtuesit e këtij televizioni se licensa e “InTV” është blerë nga “Euroneës” dhe pas kësaj blerje, godina e InTV” do të boshatiset dhe sinjali i televizionit do të fiket. 80%-90% e stafit do të rekrutohet nga “Euronews”, tregon burimi.
Më tej shton se shkak për mbylljen e papritur të televizionit, është bërë një përplasje mes dy pronarëve.
“Mbyllja ishte e papritur pasi emisionet kishin nisur promot dhe xhirimet, por mes dy pronarëve tashmë të “InTV” lindën perplasje për shkak të shifrave të  blerjes së kompanise gjë që çoi në mbylljen e televizionit”, shkruan Iconstyle.
Deri më tani nuk dihet fati i disa prej prezantuesve më në zë të InTV e këta të fundit deri më tanni madje nuk kanë bërë reagime mbi të ardhmen e tyre televizive.




Si ia bëri me kilet e tepërta të shtatzanisë? Almeda Abazi rrëfen “sekretin“!
Fustani lë në baltë Rita Orën; Këngëtares i dalin të brendshmet në event
Iris Luarasi deklaroi se e kishte ngelur, Arbana Osmani i përgjigjet: Nota s’të bën ngelës e as dështak
Zbuloi se është në lidhje me një vajzë të Tv Klan, Mateus Frroku e sjell në emision!
Projekti i ri i Xhensilës lidhet me Parisin, dhe me look-un e saj aty, qenka bërë si franceze e vërtetë!
Sheffield e zbret Arsenal në vendin e pestë të Premier: Henderson i mohon super golin Xhakës
Video/ Çmenduri në Meksikë: rrahje masive në stadium, 37 të plagosur
Topi i Artë, 30 kandidatët që nisin sulmin për fronin e Modric

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com