Foto provokuese me Mbappe: Areola i kërkon ndjesë tifozëve të Real pas gafës që shkaktoi polemika

“Të dashur tifozë të Real Madrid, ndihem shumë i trishtuar për disa komente që lidheshin me një foto që qarkullon në rrjetet sociale”. Alphonse Areola, portieri i ri i Blancos, ka përdorur faqen e tij në Instagram për ti kërkuar ndjesë tifozëve të tij të rinj, që ishin nervozuar shumë për foton e portierit francez të merengues me Kylian Mbappé pas fitores bindëse të Psg në Champions League përballë spanjollëve. “Dua që të gjithë tifozët e Real ta dinë se që kur firmosa për këtë klub, zemra ime është blanco” ka shkruar Areola.
Tifozët e Real akuzonin Areola, që mbërriti në verë i huazuar nga Psg, për mungesë respekti e mungesë përkatësie ndaj Real, por portieri i datëlindjes ’93 ka dashur të qartësojë që buzqeshja e fiksuar në atë foto ishte për takimin me mikun e tij të madh Kylian Mbappé e se impenjimi i tij është i gjithi për Real: “Nuk mund të duroj as dyshimin më të vogël lidhur me motivimet e mia, ndërshmërinë e përfshirjen tek Real Madrid, Madridin tonë. Humbja me ka goditur mua e të gjithë ata që formojnë këtë familje të madhe. Pas ndeshjes u takova me ish-shokët e skuadrës e miqtë që nuk kishin kohë të më përshëndesnin kur u largova. I kërkoj ndjesë tifozëve që janë ndjerë të fyer, nuk ishte qëllimi im e shpresoj që së bashku të arrijmë shumë suksese. Hala Madrid!”.

Querida afición del Real Madrid: me siento muy triste por algunos comentarios a una foto que circula en las redes sociales. Quiero que todos los madridistas sepan que mi corazón es blanco desde que fiché por este club y no puedo soportar la menor duda sobre mi motivación, mi lealtad y mi implicación por el Real Madrid, nuestro Madrid. La derrota de ayer me ha afectado al igual que a todos los que formamos esta gran familia. Tras el partido tuve un reencuentro con mis ex compañeros y amigos, a quienes no me había dado tiempo de despedirme. Por eso, reitero mis disculpas a los madridistas que se hayan sentido ofendidos, no era mi deseo y espero que todos juntos podamos lograr muchos éxitos Hala Madrid!! @realmadrid #halamadrid
A post shared by Alphonse Areola (@areolaofficiel) on Sep 19, 2019 at 10:25am PDT



Si ia bëri me kilet e tepërta të shtatzanisë? Almeda Abazi rrëfen “sekretin“!
Fustani lë në baltë Rita Orën; Këngëtares i dalin të brendshmet në event
Iris Luarasi deklaroi se e kishte ngelur, Arbana Osmani i përgjigjet: Nota s’të bën ngelës e as dështak
Zbuloi se është në lidhje me një vajzë të Tv Klan, Mateus Frroku e sjell në emision!
Projekti i ri i Xhensilës lidhet me Parisin, dhe me look-un e saj aty, qenka bërë si franceze e vërtetë!
Sheffield e zbret Arsenal në vendin e pestë të Premier: Henderson i mohon super golin Xhakës
Video/ Çmenduri në Meksikë: rrahje masive në stadium, 37 të plagosur
Topi i Artë, 30 kandidatët që nisin sulmin për fronin e Modric

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com