Këngëtari amerikan: Jam përdhunuar nga motra ime, edhe vëllai ka abuzuar me mua për disa vite
Reperi amerikan Aaron Carter pretendon se në fëmijëri është përdhunuar nga motra e tij e ndjerë, Leslie gjatë kohës që kjo e fundit nuk merrte mjekimin që i duhej. Po kështu, sipas një postimi të tij në Twitter, 31-vjeçari është abuzuar edhe nga vëllai.
“Motra ka abuzuar seksualisht me mua nga mosha 10 deri në 13-vjeçare. Po kështu jam përdhunuar edhe nga balerinët e mi, kur isha 8 vjeç. Edhe vëllai ka abuzuar me mua gjithë jetën”, shkruan Carter.
Më tej, reperi shprehet:
“I kam kaluar 15 vitet e jetës sime duke u përfshirë në terapi kundër abuzimit dhe përdhunimi, Jam përfshirë në ulje-ngritje të shumta dhe vazhdoj ende të punoj për shëndetin tim mendor.”
Ylli i muzikës shpjegoi arsyen përse e motra, Leslie, e cila vdiq nga mbidoza në 2012-n, kreu të tilla akte ndaj tij.
“Motra vuante nga bipolariteti dhe merrte litium për t’u trajtuar. Kurrë nuk e pëlqeu mënyrën se si litiumi e bënte të ndihej dhe gjatë kësaj kohë bënte gjëra që kurrë s’do donte t’i bënte vërtet.”
Ndërkohë vëllai i tij 39-vjeçar, Nick, anëtar i grupit “Backstreet Boys”, e cilësoi atë si të rrezikshëm për familjen duke u shprehur se Aaron kish’ fantazuar për vrasjen e gruas së tij shtazënë.
Po kështu, vëllai shtoi se ajo çfarë e trembte më shumë ishte fakti që Aaron zotëron lejen e nevojshme për të mbajtur armë dhe se së fundmi ishte fotografuar me një të tillë në shtëpinë e tij.




























Si ia bëri me kilet e tepërta të shtatzanisë? Almeda Abazi rrëfen “sekretin“!
Fustani lë në baltë Rita Orën; Këngëtares i dalin të brendshmet në event
Iris Luarasi deklaroi se e kishte ngelur, Arbana Osmani i përgjigjet: Nota s’të bën ngelës e as dështak
Zbuloi se është në lidhje me një vajzë të Tv Klan, Mateus Frroku e sjell në emision!
Projekti i ri i Xhensilës lidhet me Parisin, dhe me look-un e saj aty, qenka bërë si franceze e vërtetë!
Sheffield e zbret Arsenal në vendin e pestë të Premier: Henderson i mohon super golin Xhakës
Video/ Çmenduri në Meksikë: rrahje masive në stadium, 37 të plagosur
Topi i Artë, 30 kandidatët që nisin sulmin për fronin e Modric

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com