Inspektorati qendror dhe USAID, garantojnë kryerjen e inspektimeve online në Ballkanin Perëndimor
 
Në datat 22 – 27 Shtator 2019, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror të Republikës së Shqipërisë Z. Shkëlqim Hajdari, dhe specialist të këtij institucioni në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve, të nënshkruar në Prill 2017, në Tiranë, u takuan në Shkup, me homologen, Znj. Filipovska Graskoska, Presidente e Këshillit të Inspektorateve të Maqedonisë së Veriut, Kryeinspektorë të Inspektorateve Shtetërore kryesore, si dhe me drejtues të USAID për projektin, “Modernizimi i autoriteteve inspektuese të Maqedonisë së Veriut”.

Inspektori i Përgjithshëm Z. Hajdari, gjatë takimit me Znj. Filipovska Graskoska, si dhe Kryeinspektorët Shtetërorë, paraqiti platformën e inspektimeve online si dhe të gjitha hapat, të cilat çuan në arritjen e suksesit për vendin tonë në fushën e inspektimeve, si i vetmi vend, i cili kryen procedurat inspektuese me dokumente standarde, listë verifikimi, vlerësim risku, transparente, efektive nëpërmjet tabletave në sistemin online, “e-inspektimi”.
Në takimin e zhvilluar midis tyre, Inspektori i Përgjithshëm, theksoi se ky model inspektimi, ka përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit, duke ulur barrierat administrative si dhe minimizuar nivelin e korrupsionit në Republikën e Shqipërisë.
Znj. Filipovska, paraqiti pasqyrën e funksioneve të Këshillit të Inspektorateve, si organ Qendror, metodologjist, licencues dhe trajnues të Inspektorateve Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo vlerësoj standardet e arritura nga Inspektorati Qendror i Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë realizuar kryerjen e inspektimeve me dokumente standarde, listë verifikimi, bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut, me tableta, me sistem GPS, foto dhe video & audio rekorder, online pranë dhe në prani të biznesit. Kjo përvojë juaja, theksoi ajo, duhet të implementohet edhe tek ne.
Gjatë këtyre ditëve, specialistët e Inspektoratit Qendror, zhvilluan takime pune me, Kryeinspektorët dhe specialistët e inspektorateve kryesore të Maqedonisë së Veriut, ku paraqitën etapat në të cilat ka kaluar i gjithë procesi ligjor dhe teknik, për të arritur në finalizimin e kësaj metode të kryerjes së inspektimeve.
Drejtuesi i Zyrës Qendrore të USAID, Z. Aleksandar Shahov, për Ballkanin Perëndimor, me seli në Shkup, në takimin me Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror, të Republikës së Shqipërisë, vlerësoi se kjo reformë, është implementuar me sukses vetëm në Shqipëri dhe mori përsipër implementimin e këtij modeli edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, brenda këtij viti, USAID dhe Inspektorati Qendror i Republikës së Shqipërisë, do të organizojnë në Tiranë një Konferencë, me pjesëmarrjen e Inspektorateve Qendrore dhe Kryeinspektorëve të Inspektorateve Shtetërore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnje Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Kjo konferencë, ka për qëllim unifikimin e procedurave inspektuese sipas modelit Shqiptar, rritjen e ndërveprimit midis vendeve, përmirësimin dhe formalizimin e klimës ekonomike, uljen e barrierave administrative dhe korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në fund të punimeve, do të themelohet “Shoqata e Inspektorëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Kjo reformë, do të formalizojë dhe standardizojë biznesin dhe ekonominë e këtyre vendeve, me standardet e vendeve të BE.


“DW”: Pse po vonohet shpallja e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
Pagë për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit, ja sa paguhen deputetët e ministrat
“Dorëheqja e Zaevit”, pse hesht Athina. Ish-kryeministri Cipras akuza Mitsotakisit: Ai …
Albin Kurti flet për aksidentin në Tiranë: Lëndova bërrylin, por atë nuk e përdor
Kur do të ulet Kurti në zyrën e kryeministrit? Ja përgjigja e Albinit
Albin Kurti flet me emra, ja kush janë oligarkët që rrjepin qytetarët, në Kosovë
‘Ka bërë gjëra ilegale duke qenë legal’/ Çfarë thotë Albin Kurti për Thaçin, Berishën dhe Hoxhën
Përdorimi i tepruar i internetit, dukuri në rritje

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com