Dhuna në derbi, Duka: Organizimi nuk ishte i keq, ishte një panoramë pozitive
Një incident ka ndodhur para ndeshjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit, ku janë konfrontuar fizikisht të dyja tifozeritë e ekipeve. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, Duka e ka konsideruar të shëmtuar sherrin që nisi para ndeshjes dhe që duhet eliminuar, për t’u mos përsëritur.
“Njerëzit të mendojnë për veprimet që bëjnë, gjesti para lojës ishte shumë i shëmtuar. Futbolli luhet në fushë dhe duhet ta bëjnë aktorët. Organizimi nuk ishte i keq, por duhet të eliminojmë këto ngjarje, që janë të shpeshta në derbi, por jo vetëm në Shqipëri.
E përsëris uroj që të jenë kënaqur gjithë spektatorët dhe besoj se kjo ishte një panoramë pozitive.
Dy ekipet dhanë maksimumin. Ishte një stadium që ishte i mbushur. Shpresoj të jenë kënaqur me lojën. Derbit janë të vështira për të arritur rezultate”, ka thënë Armand Duka.


Rrëfimi i Patrice Evra: Hëngra fasule dhe makarona, ndaj u turpërova në derbin e Manchesterit
Rudi Vata: Berisha mbështeste klanin “Duka”, kur i takova takim nuk denjoi as të më hapte derën
Luiza Gega fiton medalje bronzi në “Lojërat Olimpike Ushtarake”
Egjipti sulmon Mohamed Salah: Të të vijë turp, një mysliman s’pozon me një femër të tillë
Tifozët e Milanit thyejnë rekorde në “Twitter”, duan me çdo kusht jashtë këtë lojtar!
Sergio Ramos: Jemi me Zidane deri në vdekje, ja mesazhi që duhet të japim!
Specialja e prestigjozes “Otbfootball” për Igli Taren: Arkitekti i Lazios moderne
Interi e ka seriozisht për Ibrahimovic, nuk i thotë jo propozimit të Raiolas

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com