Kërkoi t’i vjedhë 1000 dollarë, mashtruesi e pëson nga studenti
Një student nga Irlanda ka “vjedhur” para nga një mashtrues në internet.

Kjo është hera e tretë që Ross Walsh, një 22 vjeçar i cili studion në universitetin Limerick në Irlandë, ka detyruar një mashtrues t’i transferojë para e më pas ia ka dhuruar për bamirësi.
Disa ditë më parë, Ross ka marrë në e-mail nga një person me emrin Solomon Gundi i cili pretendonte se ishte biznesmen dhe se donte të frymëzonte të rinjtë për të investuar në aksionet e bznesit të tij.
Ai i kërkoi 1000 dollarë që Ross t’ia kalonte në llogarinë e tij. Por studenti u tregua i gatshëm që të investonte 50.000 dollarë por si fillim ai kërkoi 28 euro nga Solomon në mënyrë që mos të tërhiqte vëmendjen e taksave online.
Pasi mashtruesi i dha studentit 28 dollarët, ky i fundit ia dërgoi një shoqate për kurimin e kancerit dhe ia tregoi Solomonit
“Unë do t’i dhurojë këto para gjithmonë për një kauzë të mirë sepse e di që janë paratë e dikujt tjetër” – shprehet Ross.
Ross shprehet se nuk i ka denoncuar në polici këto raste. Ai gjithashtu tregon se Solomon e mbylli llogarinë e tij.


Si ia bëri me kilet e tepërta të shtatzanisë? Almeda Abazi rrëfen “sekretin“!
Fustani lë në baltë Rita Orën; Këngëtares i dalin të brendshmet në event
Iris Luarasi deklaroi se e kishte ngelur, Arbana Osmani i përgjigjet: Nota s’të bën ngelës e as dështak
Zbuloi se është në lidhje me një vajzë të Tv Klan, Mateus Frroku e sjell në emision!
Projekti i ri i Xhensilës lidhet me Parisin, dhe me look-un e saj aty, qenka bërë si franceze e vërtetë!
Sheffield e zbret Arsenal në vendin e pestë të Premier: Henderson i mohon super golin Xhakës
Video/ Çmenduri në Meksikë: rrahje masive në stadium, 37 të plagosur
Topi i Artë, 30 kandidatët që nisin sulmin për fronin e Modric

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com