Calciopoli, lëvizje e re e Juventus kundër Inter: “Titulli 2006 nuk duhet të dorëzohet”

“Inter? Jo, të lutem! Më parë është Bayer” ka thënë tekniku i Juventus Maurizio Sarri. “Juve? Është vetëm Barcellona tani për tani” i qendron në linjë Conte. E megjithatë, Champions apo jo Champions, Derbi i Italisë është aty gati të kthejë në vëmendje mëritë e vjetra, Calciopoli apo kampionatin e ndershmërisë. Sikur të mos mjaftonin dy pikët në klasifikim që ndajnë djemtë e Conte nga ata të Sarri, si të mos ishte i mjaftueshëm rivaliteti historik e mungesa e miqësisë mes dy teknikëve, benzinë mbi zjarr ka menduar të hedhë kontestimi më i madh mes dy klubeve, ajo për Titullin 2006.
Pikërisht kështu, cështja e stërzgjatur nuk ka përfunduar ende. Juventus, pavarësisht dështimeve të panumërta të marra si në drejtësinë sportive ashtu dhe në atë civile, vazhdon betejën juridike. Kolegji i garancisë së sportit ka marrë një ankimim të klubit bardhezi kundër Figc, Inter e Coni për vendimin e 30 gushtit të kaluar në Gjykatën federale të apelit, në lidhje me dorëzimin nga ana e Figc, tek Inter të titullit kampion 2006. Juventus kërkon të mos dorëzohet tek askush titulli kampion për sezonin 2005-2006 e, duke e dërguar cështjen në organet e drejtësisë federale kompetente. Bardhezinjtë bëjnë hapin zyrtar të një raundi të ri, që vështirë se do të jetë i fundit… sepse edhe ky është Inter-Juve.


Tronditet tenisi nga Marcelo Rios: “Agassi merrte doping e ATP e mbuloi katër herë”
“Pas Brexit”, kryeministri britanik firmos divorcin me bashkëshorten
Mjaftuan tre ndeshje për tu bindur: Dortmund blen përfundimisht Emre Can
FOTOT: Pasojat e frikshme nga stuhitë që kanë pushtuar Europën
Nuk kaluan vecse pak ditë, familja mbretërore tronditet nga një tjetër divorc!!
Gruaja që priti 41 vite për të humbur virgjërinë, merr lajmin e mrekullueshëm
FOTOT: Kopjuan filmin “Titaniku”, vërshojnë komentet e shikuesve
“Duhet të jem pedo”, eskorta 2,000$ nata pranon se i dërgoi foto nudo 13 vjeçarit

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com