Interi e ka seriozisht për Ibrahimovic, nuk i thotë jo propozimit të Raiolas
Për momentin Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë i impenjuar me Los Angeles Galaxy në fazën play-off të Major League Soccer, ku do të përcaktohet skuadra fituese e titullit kampion për këtë vit.

Pas triumfit 1-2 ndaj Minnesota United, Galaxy do të sfidojë në çerekfinale Los Angeles FC në një derbi të nxehtë.
Gjithsesi pasi të përfundojë ky sezon i MLS, Zlatan Ibrahimovic do të jetë një lojtar i lirë në treg, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me skuadrën amerikane.
Ibra dëshiron rikthimin në Itali dhe Interi mbetet një opsion real për të ardhmen e bomberit suedez.
Zikaltrit nuk i kanë thënë jo propozimit të Raiolos që Zlatan të riveshë fanellën e Interit pasi trajneri Conte dhe drejtuesit e kanë marrë ndjeshëm në konsideratë një opsion të tillë.
Problemi i vetëm qëndron te kontrata afatgjatë që kërkon Ibra. Raiola i ka paraqitur kërkesat e klientit të tij Interit, me 38-vjeçarin që kërkon një kontratë për 2 vite e gjysmë me një pagë prej 6 milionë eurosh në vit.


“Ndihem italian dhe shqiptar”, Kumbulla tregon përtej kufirit për zgjedhjen e Kombëtares
Parashikimi i Linekerit: Nuk do të mbarojë mirë, por Sarri tregoi se ka b***
Bie serveri online i shitjeve të biletave për Kosovë-Angli, interes i jashtëzakonshëm nga tifozët
Trajneri i Andorrës paralajmëron Shqipërinë: Vijmë për të marrë pikë
Ndryshon lista e kombëtares, Reja bën “prapakthehu” dhe merr sulmuesin
FOTO: Këlcyra, aty ku lojtarët dënohen… përjetë nga futbolli
Bayern fiton thellë me Dortmundin, Lewandovski “uragan”
Benzema konfirmohet goleador, Reali fiton dhe ngjitet në krye

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com