Specialja e prestigjozes “Otbfootball” për Igli Taren: Arkitekti i Lazios moderne
Igli Tare është një nga drejtuesit kryesorë tek ekipi italian i Lazios pas presidentit Klaudio Lottio, i cili me punën e tij të shkëlqyer ka arritur ta ringrejë klubin bardhkaltër në nivelet më të larta në Serinë A, por gjithashtu dhe në kompeticionet europiane.

Puna e shkëlqyer e tij si drejtor sportiv që ka bërë tek bardhekaltërit ka marrë vlerësime të larta – ku është shpallur gjithashtu edhe si drejtori sportiv më i mirë në Serinë A, duke lënë pas emra mjaft të njohur si Beppe Marotta, Paraticci, Giuntoli etj.
Puna e tij e sukseshme tek Lazio ka bërë që shumë klube të mëdha europiane t’i bëjnë atij oferta për ta pasur në gjirin e tyre dhe oferta e fundit e bujshme në drejtim të Tares ishte këtë vit ku Paulo Maldini i ofroi postin e drejtorit tek Milani.
“Otb.fotball” i ka kushtuar një artikull special Igli Tares që tregon hapat e tij drejt futbollit – si dhe të vëllait, Auron Tares, që ndryshe nga Igli zgjodhi një tjetër rrugë, atë të arkeologjisë, turizmit dhe politikës.
Dy vëllezër që janë që të dy modele suksesi.
“E vendosur kundër një peizazhi gjithnjë në ndryshim, SS Lazio ka rigjetur një figurë për një stabilitet relativ. @SerieAJim hedh një vështrim në punën shpesh të nënvlerësuar të drejtorit sportiv të klubit, Igli Tare.
Lazio përpiqet për vazhdimësi në një përpjekje për të pasur sukses, dhe arkitekti i tyre i madh ka filluar më në fund të fitojë njohje për krijimtarinë e tij.
Të lindur në qytetin ku u shpall pavarësia shqiptare, vëllezërit Tare kanë marrë rrugë të ndryshme për të tërhequr interes për Vlorën dhe vendin e shqipes në tërësi.
Vëllai i madh, Auroni, fitoi njohje në fushat e arkeologjisë, turizmit dhe politikës (duke mbajtur një rol si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Shqiptar), Tare i ri kërkoi sukses përmes aftësisë së tij në futboll dhe tani me aftësinë e tij të befasoj atë që yjet e ardhshëm mund të bëjnë.
Ndërsa Igli Tare e vijoi rrugën e tij në futboll me të rinjtë e Partizanit dhe më më pas në ekipin e parë, vëllai i tij më i madh mbuloi rënien e komunizmit shqiptar në televizion.
Igli shkoi në ligat e ulëta gjermane dhe më pas deri në Bundesligë me Karslruher SC, Fortuna Düsseldorf dhe FC Kaiserslautern, ndërsa Auroni dëshmoi trazirat civile të Shqipërisë.
Në kohën kur Igli iu bashkua SS Lazio në 2006 si sulmues, vëllai i tij i madh kishte filluar të investonte kohën e tij në ndjekjet detare arkeologjike, në një përpjekje për të kuptuar më mirë tokën që kishin banuar vëllezërit dhe për të promovuar Shqipërinë si një destinacion të vlefshëm turistik.
Në ditët e sotme modeli i Auronit për një turizëm të qëndrueshëm ka fituar shumë simpati, por ekziston vetëm një vëlla që shpesh ndalet në rrugë dhe i kërkojnë fotografi.
Në rolin e tij si drejtor sportiv, Igli Tare është bërë një ikonë e Lazios”, kështu e përshkruan modelin e suksesit të vëllezërve Tare media prestigjoze “Otb.fotball” .
Në vijim të artikullit tregohen transferimet e sukseshme që Tare ka kryer fal talentit të tij të zbulimit të lojtarëve të cilët i ka afruar me parametra të ulëta dhe më pas i ka shitur me shifra të larta, rigrintjen në nivele konkuruese të skuadrës së Lazios, trofetë e fituar – si dhe bashkëpunimet që ka pausr me trajner mjaft të njohur.
Linku i artikullit kushtuar Igli Tares dhe vëllait të tij Auron Tares. (TemA)
The Grand Architect of Modern Lazio



“Ndihem italian dhe shqiptar”, Kumbulla tregon përtej kufirit për zgjedhjen e Kombëtares
Parashikimi i Linekerit: Nuk do të mbarojë mirë, por Sarri tregoi se ka b***
Bie serveri online i shitjeve të biletave për Kosovë-Angli, interes i jashtëzakonshëm nga tifozët
Trajneri i Andorrës paralajmëron Shqipërinë: Vijmë për të marrë pikë
Ndryshon lista e kombëtares, Reja bën “prapakthehu” dhe merr sulmuesin
FOTO: Këlcyra, aty ku lojtarët dënohen… përjetë nga futbolli
Bayern fiton thellë me Dortmundin, Lewandovski “uragan”
Benzema konfirmohet goleador, Reali fiton dhe ngjitet në krye

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com