Egjipti sulmon Mohamed Salah: Të të vijë turp, një mysliman s’pozon me një femër të tillë
Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpool-it kampion i Europës, ka dalë në kopertinën e GQ Lindje e Mesme si njeriu i vitit.
Në krah të tij, në fotografi, ka qenë edhe supermodelja braziliane Alessandra Corine Ambrosio, e famshme për sfilatat e saj për Victoria Secret.
Një shkrepje kjo që ka krijuar shumë polemika në Egjipt, ku Salah, i cili i feston golat duke u ulur në gjunjë për të falënderuar Allahun,  konsiderohet një shenjt.
Megjithatë, këtu ai është shfaqur si një ikonë sexy dhe kjo ka bërë të shpërthejnë myslimanët më radikalë. Akuza është “skandal publik”.
“Imagjinoni nëse një grua e martuar myslimane do të bënte një gjë të tillë”, ka shkruar një person në Twitter.
“Të të vijë turp si mysliman”, ka shkruar një tjetër në Instagram.
Kanë qenë të shumta ata që kanë krahasuar fotografitë e Salah me atë të fermave të famshme egjiptiane, të cilat janë përballur me reagime më të ashpra për sjellje që janë konsideruar imorale.
Aktorja Rania Youssef ka rrezikuar pesë vite burg pasi ka veshur një fustan që zbulonte këmbët e saj gjatë një evenimenti.
















Lorik Cana: Ja kush e fiton Champions League
Të gjithë me sytë nga Rashica, Lala: E ndjekin shumë klube nga 4 ligat kryesore
Sarri “fërkon duart”, zbrazet infermieria e Juventusit
“Po çfarë je shqiponjë ti?”, Jupit nuk i mbajnë nervat me Jeminin në moviolën e Tiranës: Po flet budallallëqe
E BUJSHME: Armando Broja firmos kontratë profesioniste me Çelsin
Miniera “Ajax”: 7 futbollistë të shitur për 307 mln euro në vitet e fundit!
Klubi që humbi njeriun e momentit në futbollin botëror, për vetëm 3000 euro
Ish-e fejuara sulmon Pelè para Shën Valentinit: Më ka tradhëtuar vazhdimisht. Për të ishte normale

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com