Topi i Artë, 30 kandidatët që nisin sulmin për fronin e Modric

 
Kush do të jetë pasuesi i Luka Modric? France Football ka bërë tashmë të ditur emrat e 30 finalistëve kandidatë për Topin e Artë. Mes favoritëve është padyshim Lionel Messi, fitues i Fifa The Best, në kërkim të trofeut të gjashtë personal, që do ti lejonte të shkëputej nga rivali i përjetshëm Cristiano Ronaldo. Mes atyre që shpresojnë të pengojnë Pleshtin e portugezin në betejën e tyre, janë natyrisht Virgil van Dijk, mbrojtësi qendror i Liverpool kampion Europe, por edhe një frikësues si Mbappe. Në 2 dhjetor do të bëhet ceremonia e dorëzimit në Parigi.
Lista është përcaktuar nga një juri ndërkombëtare prej 180 gazetarësh të specializuar, me nga vetëm një përfaqësues për vend, që ka detyrën të votojë 5 futbollist në rend meritash. 5 lojtarëve të përmendur do ti jepen respektivisht 6 pikë, 4, 3, 2 e 1. Në rast se verifikohet një situatë barazie pikësh përdorëzimin e trofeut, do të merret në konsideratë, për secilin lojtar, numri i vendeve të para. Nëse, për kombinim, do të ketë një tjetër barazi, do të zbritet të numërohen vendet e dyta e pastaj vendet e treta. Nëse ekziston një ekuilibër total, do të organizohet një balotazh i ri, por vetëm mes lojtarëve që janë barazim.
REKORDET
Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, me 5 trofe secili janë lojtarët që e kanë fituar më shumë këtë trofe të rëndësishëm.
CR7 është më i riu që e ka fituar ndonjëherë trofeun, në moshën 21 vjec e 3 muaj.
Stanley Mattheës ka qenë më i vjetri që e ka fituar cmimin, 41 vjec e 11 muaj.
Messi mban vendin e parë për numrin më të madh të sukseseve radhazi (4), duke e marrë trofeun nga edicioni i 2009 në të 2012.


Tronditet tenisi nga Marcelo Rios: “Agassi merrte doping e ATP e mbuloi katër herë”
“Pas Brexit”, kryeministri britanik firmos divorcin me bashkëshorten
Mjaftuan tre ndeshje për tu bindur: Dortmund blen përfundimisht Emre Can
FOTOT: Pasojat e frikshme nga stuhitë që kanë pushtuar Europën
Nuk kaluan vecse pak ditë, familja mbretërore tronditet nga një tjetër divorc!!
Gruaja që priti 41 vite për të humbur virgjërinë, merr lajmin e mrekullueshëm
FOTOT: Kopjuan filmin “Titaniku”, vërshojnë komentet e shikuesve
“Duhet të jem pedo”, eskorta 2,000$ nata pranon se i dërgoi foto nudo 13 vjeçarit

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com