Sheffield e zbret Arsenal në vendin e pestë të Premier: Henderson i mohon super golin Xhakës

Sheffield United i ka bërë një surprizë të hidhur Arsenal, duke e vënë përfund në “Bramall Lane” me golin Lys Mousset, që i shkakton Gunners humbjen e dytë në Premier League. Ka rezultuar një transfertë shumë më e vështirë se e mendonte Emery, që mund ta shmangte humbjen vetëm me silurën e Granit Xhakës, të cilit i mohoi golin ndërhyrja spektakolare e Henderson.
E megjithëse londinezët patën impaktin më të mirë me ndeshjen, duke rrezikuar disa herë në momentet e para, Sheffield mori avantazhin në minutën e 30-të me Mousset, që shfrytëzoi afër portës topin e mbërritur nga goditja e O’Connell, në zhvillimet e një goditje këndi. Arsenal kërkoi barazimin dhe mund ta gjente pak minuta përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, por goditja e fuqishme e Xhakës gjeti reagimin spektakolar të Dean Henderson.
Emery nuk i ndryshoi dot fatat e ndeshjes, madhe rrezikoi të pësonte edhe golin e dytë, i kapur në tre momente në kundërsulm nga Sheffield United. Humbja e dytë e Arsenalit, që zbret në vendin e pestë me 15 pikë të grumbulluara. Kreu duket një mirazh për Gunners, 10 distanca nga Liverpool, ndërsa tani afrohet edhe Sheffield kërcënues, vetëm tre pikë larg.


E bija e akuzon gjithmonë; Gent Zenelaj rregullon gabimin ‘live’ në program!
Pas ndarjes, Robert Berisha në festival me një këngë për Nora Istrefin
Kelvi dhe Arjola i zunë vendin, Dajana Shabani pendohet për lëvizjen
Humbi fëmijën e dytë brenda vitit, aktorja e shkatërruar pas abortit spontan!
Zgjodhi mes Zvicrës Kosovës e Shqipërisë: ja kush është sulmuesi i Hibernian
Kapiteni i Juventus tifoz i Milan: Chiellini nuk harron ironinë me kuqezinjtë
Memolla pret rastin e tij: “Andorra si Franca, vlen tre pikë”
Po i mbaron kontrata… Mircea Lucescu zbulon destinacionin ideal për Willian

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com