Benzema konfirmohet goleador, Reali fiton dhe ngjitet në krye
Në pritje të ndeshjes Barcelona-Celta Vigo, Reali i Madridit ka arritur të marrë kreun e renditjes në kampionatin spanjoll falë fitores së thellë 0-4 në transfertën ndaj Eibarit, duke u hakmarrë në njëfarë mënyre për humbjen 3-0 të sezonit të kaluar.

“Los Blancos” ishin një furi e vërtetë në stadiumin “Estadio Municipal de Ipurua”, ku zhbllokuan sfidën në minutën e 17’, me një gol të sulmuesit francez Karim Benzema, i cili shtyu në rrjetë një top të kthyer nga portieri i vendasve.
Vetëm tre minuta më vonë arbitri akordoi një 11-metërsh, të cilin e fitoi Eden Hazard dhe e shndërroi në gol kapiteni Sergio Ramos, ndërsa në të 29-ën pati një tjetër penallti për madrilenët, të cilën këtë herë e ekzekutoi saktë francezi Benzema.
Në pjesën e dytë ishte Valverde që pas një asisti të Luka Modriç, shënoi edhe golin e katërt për Realin e Madridit, duke vulosur suksesin që ngjit kryeqytetasit në kuotën e 25 pikëve, dy më tepër se Sociedad i vendit të dytë dhe tre më tepër se Barcelona.
Më herët Valencia mposhti Granadën me rezultatin 2-0, teksa golat u shënuan në 15 minutat e fundit të sfidës nga Wass dhe Torres. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Granadën, që pas një starti fantastik, duket se rikthehet të “fluturojë ulët”.


“Skuqet” Manchester-i, United triumfon dhe lë City-n -14 nga kreu
Arkitekti italian flet për stadiumin e ri në Shqipëri: Një model për kulturën italiane që të reflektojë
Anthony Joshua fiton duelin kundër Ruizit, shpallet sërish kampion bote në boks
Juventus pëson humbjen e parë sezonale, festë në Romë e Milano
Befasia nga Italia, Napoli mendon alternativat për stolin, Edy Reja kandidat
E konfirmuar, Eden Hazard mungesa e madhe në “El Clasico” kundër Barcelonës
I ftohti nuk ndërpret punimet në stadiumin e Kukësit, Gjici: Shpresojmë të jetë gati në verën e ardhshme
Vendosi titull racist, Roma dhe Milani i mbyllin dyert gazetës së njohur sportive italiane

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com