“Ndihem italian dhe shqiptar”, Kumbulla tregon përtej kufirit për zgjedhjen e Kombëtares
Marash Kumbulla është një nga talentet më premtues te Shqipëria.

Mbrojtësi i Veronës është në vëmendjen e shumë klubeve të njohura, pas këtij super sezoni të nisur në Seria A.
Me Kombëtaren ka debutuar vetëm pak minuta në ndeshjen ndaj Moldavisë.
Por si mbërriti deri në këtë zgjedhje? Vetë mbrojtësi ka shpjeguar shkurtimisht për mediat përtej kufirit se ndihet italian dhe shqiptar, pavarësisht se ka zgjedhur të përfaqësojë kuqezinjtë.
Kjo pasi Kumbulla është formuar në Itali dhe ka një dashuri të veçantë për atë vend.
“Unë jam mirë, kam një zgjatim të muskulit, por shpresoj që të kthehem sa më shpejt. Është ëndrra e të gjithëve që të luajnë në Seria A. Unë ia dola edhe falë familjes. Origjinën e kam nga Shqipëria.
Por ndihem italian dhe shqiptar, megjithëse zgjodha të luaj me Shqipërinë. Reja më njihte dhe më pëlqente nga fillimi. Prandaj dua ta falenderoj”, ka thënë Kumbulla.


“Skuqet” Manchester-i, United triumfon dhe lë City-n -14 nga kreu
Arkitekti italian flet për stadiumin e ri në Shqipëri: Një model për kulturën italiane që të reflektojë
Anthony Joshua fiton duelin kundër Ruizit, shpallet sërish kampion bote në boks
Juventus pëson humbjen e parë sezonale, festë në Romë e Milano
Befasia nga Italia, Napoli mendon alternativat për stolin, Edy Reja kandidat
E konfirmuar, Eden Hazard mungesa e madhe në “El Clasico” kundër Barcelonës
I ftohti nuk ndërpret punimet në stadiumin e Kukësit, Gjici: Shpresojmë të jetë gati në verën e ardhshme
Vendosi titull racist, Roma dhe Milani i mbyllin dyert gazetës së njohur sportive italiane

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com