Video/ Pritjet e Strakoshës dhe kartoni i kuq i Cuadrado i shkaktojnë Juventus humbjen e parë sezonale

Në Olimpico fiton Lazio e qesh Inter. Humbja e parë e vitit për Juventus vjen përballë Lazio, që është imponuar 3-1 me përmbysje, duke i dhënë një asist Antonio Conte, që ka tani dy pikë më shumë se bardhezinjtë e Sarri, në krye të renditjes.
Nisi më mirë Juventus, që gjeti edhe avantazhin me Cristiano Ronaldo, pas një aksioni të shkëlqyer me kombinimet Dybala-Bentancur-CR7. U duk historia e një ndeshje të ditur, por nuk ndodhi kështu, mekanizmi i Sarri ka ca ingranazhe që lëvizin me vështirësi, ndërsa të besuarit e Simone Inzaghi morën super xhiro dhe e mbyllën Juventus në gjysëmfushën e tyre, pa i dhënë mundësinë të dilte rrezikshëm para. Lazio barazoi megjithatë vetëm në fundin e pjesës së parë: veprim spektakolar i Luis Alberto, që e dërgon topin në kokën e Luis Felipe për 1-1.
Në pjesën e dytë dy janë episodet ku u vendos ndeshja: Strakosha bëri shpëtimtarin, në të njëjtin aksion që bëri gafaxhiun, duke i dhënë topin Dybala e duke pritur goditjen e argjentinasit, që humbi shansin për të kaluar sërisht torinezët në avantazh. I dyti është kartoni i kuq i Cuadrado, saktësuar nga Var, pasi Fabbri kishte zhgedhur ti tregonte kartonin e verdhë pas faullit ndaj Lazzari.
Aty Lazio përmbysi: një tjetër pasim gjenial i Luis Alberto, topi për Milinkovic që stopon me të djathtën e godet me të majtën, duke mundur Szczesny. Portieri polak mban në lojë bardhezinjtë duke i pritur penalltinë Immobile, që nuk arriti të shënonte golin e 18 në 15 javë, por në kohën shtesë kundërsulmi lacial, me të gjithë Juventus të zbilancuar përpara, ndëshkoi Sarri për herë të tretë me golin e Caicedo.


Gratë e Vlorës që mbijetojnë duke prodhuar sapun tradicional
FOTOT: Të gjithë sytë te Ivanka Trump në Davos
Horrori: Mamaja mbyt për vdekje tre fëmijët e vegjël, teksa iu këndonte
Cili është identiteti hebraik dhe përse ende historia e kërkimit të tij mbetet ende një mister?
Video/ Shikoni çfarë goli i anullohet Luftëtarit: arbitri Bastari i jep një pikë Kukësit
Camilla Parker flet për herë të parë për largimin e Meghanit dhe Harry-t!
Kate Middleton dhe fundi me pala me print leopard që veshi gjatë vizitës në qendrën për fëmijë!
Duro i tërbuar me lojtarët e Kukësit pas barazimit: “Janë disa që mendojë se janë dikushi”

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com