Basha mund ta ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Saliun
 Nga Mero Baze

Lulzim Basha u shfaq sërisht sot me gjyshe Verën, militanten e thekur të PD, që tashmë i ka gjetur punë si aktore spotesh publicistike. Këtë radhë subjekti ishte qarja e halleve me gjyshe Verën, të cilës i kishte çuar disa kokrra shegë për dhuratë, një frut i pazakontë dhe i shtrenjtë për këtë periudhë.
Qëllimi i spotit ishte që në fund gjyshe Vera si opozitare të qetësohej, se ditë më të mira do të vinin dhe se me ardhjen e Lulit në pushtet, ajo, edhe pse gjyshe, do gjente punë bashkë me fëmijët e nipërit e saj.
Dakord. Ka vend të bëjmë humor plot me këtë skenë.
Por pas spotit të Lulit, postimi i Sali Berishës thotë se këtë situatë e zgjidh vetëm revolucioni dhe përmbysja e Edi Ramës.
Dhe ky postim pason postimet e Lulit me gjyshe Verën dhe postimet publicitare të gjithë javës.
Pamvarësisht se Luli në spotin publicitar ja ka dalë të qetësojë gjyshe Verën, duket qartë që ai ka çmendur kryegjyshin e opozitës, Sali Berisha.
Ai më shumë se çdo gjysh tjetër tani nuk duket i çmendur nga mafiozi Edi Rama, nga  fushata e tij e rindërtimit, apo “Anti- KÇK”, por nga Lulzim Basha, të cilit i ka besuar opozitën.
Kryegjyshi i opozitës, duket se nuk e duron dot as fushatën publicitare të Lulit, as kursin e rikthimit në institucione të opozitës, por mbi të gjitha, pritshmërinë e krijuar, se opozita do shkojë në zgjedhje normale më 2021.
Kjo e ka çmendur dhe thirrjet e tij për revolucion dhe përmbysje, tregojnë se Lulzim Basha mund të ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Sailiun. Dhe me gjyshe Verën mund ta ndreqë muhabetin, se fundja aktore filmi e ka, por gjysh Saliun e ka regjisor.
Ndaj në spotin e radhës është mirë të mendojë si të qetësojë kryegjyshin e opozitës, dhe jo gjyshet fallco. Natyrisht ai nuk qetësohet me katër kokrra shegë. Ai as me katër të vrarë nuk u qetësua dot më 2011.


Ngërçi i fitores mbi Covid19
Tradhti për Albinin, do të ishte po të mos ndryshonte!
Epidemia e terrorit e Sali-virusit
Hera e dytë, si pasardhës kufomash
Hera e dytë, si pasardhës kufomash

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com