Nuk kaluan vecse pak ditë, familja mbretërore tronditet nga një tjetër divorc!!

Vetëm disa ditë pasi nipi i mbretëreshës, Peter Philips dhe gruaja e tij Autumn njoftuan se do të nisin procedurat e divorcit, familjen mbretërore britanike e trondit një tjetër ndarje. Pas gati 27 vitesh martesë, nipi i mbretëreshës Elizabeth II, konti i Snowdon, njoftoi se do të ndahet nga bashkëshortja e tij.

David Armstrong-Jones – djali i të ndjerës princeshës Margaret – dhe e shoqja Serena “kanë rënë dakord miqësisht” që t`i japin fund martesës së tyre. Ata kanë bashkë dy fëmijë. Në njoftimin e bërë thuhet se cifti kërkon që media të respektojë në këto momenteve privatësinë e tyre dhe të familjes.

Nëna e David është princesha Margaret, motra e vetme e mbretëreshës Elizabeth II. Margaret ndërroi jetë në vitin 2002.

Cifti i kishte treguar Mbretëreshës dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore për këtë vendim të tij nga fundi i vitit të kaluar.


Video/ Dybala, një numër 10 edhe në muzikë: show i Joya në piano me të fejuarën
Festimi ‘narkotik’ i Fowler, më provokuesi i historisë: ja kush janë në podiumin e polemikave
“Të vdekurit janë nëpër rrugë, qeveria të bëjë diçka”: apeli i dhimbshëm i lojtarit të Lazios
FSHF e detyruar nga UEFA të luajë kampionatin: në mesin e majit vendosen për 3 variantet e menduara
“Aventuriere” i pergjigjen Florjan Binajt pas komentit te tij ne Instagram!

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz,njoftime lokale pune, trajnime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2019 www.newzmagnet.com