Qeveria e re? Negociatat fillojnë më 4 gusht, pritshmëritë e partive shqiptare në Maqedoni e Veriut
Negociatat për formimin e qeverisë së re do të fillojnë nga 4 gushti. Në këtë ditë është caktuar mbajtja e seancës konstituive dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kthehet nga pushimet verore, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në media deri më tani janë publikuar spekulime të shumta se formalisht marrëveshja mes Zaevit dhe Ahmetit është arritur, por kjo është rrëzuar nga zyrtarë të lartë të BDI-së.
Kryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski pret që Qeveria e re të formohet së shpejti nga LSDM-ja. Ai i vlerëson si mjegulluese akuzat e opozitës për blerjen e deputetëve, duke theksuar se nuk do të ketë zgjedhje të reja.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se ai nuk do të befasohej nëse zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare zhvillohen në vjeshtë nëse as ata, as LSDM-ja, dhe asnjë parti tjetër nuk arrin të formojë një qeveri.
“Nëse askush nuk arrin të formojë një qeveri, unë nuk e përjashtoj mundësinë e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare në vjeshtë,” tha Mickoski.
BDI doli në votime me parullën se është koha për një kryeministër shqiptar, dhe më pas doli me një platformë shqiptare, përmes së cilës ata duan që partia e tyre të jetë e vetmja që do të negociojë për hyrjen në qeverinë e re.
“Bashkimi Demokratik për Integrim pret një ftesë nga LSDM për të formuar një shumicë të re parlamentare menjëherë pas konstituimit të Kuvendit”, tha zyrtari i partisë së lartë Bujar Osmani në një intervistë për T7. Por, në të njëjtën kohë, Osmani nuk përjashton një koalicion me VMRO-DPMNE.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, e ka ftuar publikisht Ahmetin që ta negociojë për postin e kryeministrit, ose në të kundërtën nëse nuk e arrin këtë të shkojë në opozitë.


SHBA, akuza për pesë kinezë dhe dy malajzianë për krime kibernetike
I vuri bombën nën makinë, si e ndoqi për tetë kilometra me biçikletë “killeri” nga Bosnjë-Hercergovina
Lajçak: Çfarë u bisedua sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë
Shifra në ulje në Kosovë, tre të vdekur, 43 raste me COVID-19
Erdogan-Greqisë: Nuk do të lejojmë askënd të burgosë Turqinë!

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz, njoftime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2020 www.newzmagnet.com