Erla Mëhilli: Stili i Spiropalit s’më pëlqen; ja cilat janë gratë e PD dhe PS që vlerësoj!

 
Erla Mëhilli do të mbahet mend përherë si një nga zëdhënëset më simpatike (dhe jo vetëm) të Partisë Demokratike. Ndonëse daljet e saj publike së fundmi kanë qenë tejet të rralla, Erla vijon karrierën politike si zëdhënsja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mami i dy djemve ka qenë ditēn e djeshme përballë, Ori Nebijajt (një tjetër ish zëdhënëse e PD), në programin “Pushime on Top” ku ka folur për marrëdhënien e saj me Sali Berishën, për të cilin punon ende si dhe për raportin me gratë e tjera të partisë.

“ Unë kam patur marrëdhënie të mira më gjitha, me Jozefinën, Majlindën. Jozefina sado tip i vështirë të ketë qenë kam edhe sot raport shumë të mirë me të”, është shprehur Erla për “Pushime on Top”.

Po cilat nga zonjat pëlqen ajo sot?!
“Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ ministrja e financave, Irena Beqiraj. Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga Pd-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, ka thënë Mëhilli.


E pësoi si Bayern në finalen e Champions me Manchester, Cungu: “Nuk është fundi i botës”
Video/ Dramë kurbinase në Elbasan: Hapoel Beer Sheva përmbys Laçin me dy gola në shtesë
“Shpresova vetëm të ishin në ditën Jo”: Martini pranon gabimet e Teutës e evidenton supremacinë e Granadës
Video/ Granada ‘shpërthen’ në Niko Dovana: poker Teutës që del jashtë Europa League
“Karrigia e tij është bosh”: dhimbja e nxënësve dhe kolegëve për shuarjen e mësuesit nga Pogradeci prej Covid 19!

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz, njoftime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2020 www.newzmagnet.com