“Me violinë në krah çau detin dhe përçoi tingujt shqiptarë”, Rama uron për ditëlindje violinistin Shkëlzen Doli
I lindur në Elbasan, i rritur në Gjakovë, Shkëlzen Doli, sot ai është një artist me famë botërore.

“EDHE 100!”, – e uron kryeministri shqiptar artistin Shkëlzen Doli, të cilit me rastin e ditëlindjes i ka dedikuar edhe disa rreshta, mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm të tij në karrierë.
– “Një shqiptar me violinë në krah, që veç me forcat e tij çan detin dhe pasi mbërrin në Eldoradon e muzikës klasike, vazhdon e ia del përsëri të parealizueshmes, duke i bërë tingujt e muzikës shqiptare pjesë të asaj Eldoradoje”, – shkruan Kryeministri Edi Rama, për violinistin e famshëm shqiptar, i cili sot mbush 49-vjeç.
Rama thotë se ka pasur fatin ta njohë edhe personalisht.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama, për Shkëlzen Dolin:
SHKËLZEN DOLI, lindi në Elbasan, më 9 gusht 1971, por mësimet e para të violinës i mori qysh i vogël në qytetin ku u rrit, Gjakovë.
Spikatja e hershme e virtuozit shqiptar e shpërndau shpejt jehonën e talentit të tij përtej kufijve të ish-Jugosllavisë dhe ai ishte vetëm 24 vjeç kur u mirëprit në gjirin e Orkestrës Filarmonike të Vjenës. Por shqiptari i etur për sfida nuk u mjaftua me karrigen e lartë në njërën prej orkestrave më prestigjoze të globit dhe u shfaq në skenën vieneze në formate ansamblesh të ndryshme të muzikës së dhomës, duke marrë prej aty ftesa për ta manifestuar virtuozitetin e tij në skena të thuajse të gjithë kontinenteve.
Kam pasur fatin ta njoh Shkëlzenin, e të admiroj tek ai dëshirën e zjarrtë për të kontribuar për Shqipërinë përmes forcës tërheqëse të talentit të tij, duke u vënë në dispozicion si edhe disa yje të tjera të artit shqiptar, të përpjekjes për ta prezantuar atdheun tonë të bukur me të vërtetat e panjohura nga bota, ku Shqipëria rëndom është perceptuar me syzet e errëta të paragjykimit të krijuar nga mosnjohja.
Shkëlzen Doli i është përkushtuar edhe muzikës popullore shqiptare, me pasionin e një zbuluesi thesaresh dhe ia ka dalë t’i kthejë gurët e saj të çmuar në bizhuteri mahnitëse për koleksionet e admiruesve të artit të tingujve.
Atij i pëlqen të përsërisë shprehjen e famshme të Ajnshtajnit, “Çdokush e dinte që ishte e pamundur deri sa erdhi një i marrë që s’e dinte dhe e bëri” e në njëfarë mënyre historia e tij e derikëtushme është shëmbëlltyrë e kësaj shprehjeje; një shqiptar me violinë në krah, që veç me forcat e tij çan detin dhe pasi mbërrin në Eldoradon e muzikës klasike, vazhdon e ia del përsëri të parealizueshmes, duke i bërë tingujt e muzikës shqiptare pjesë të asaj Eldoradoje! Respekte maestro.


E pësoi si Bayern në finalen e Champions me Manchester, Cungu: “Nuk është fundi i botës”
Video/ Dramë kurbinase në Elbasan: Hapoel Beer Sheva përmbys Laçin me dy gola në shtesë
“Shpresova vetëm të ishin në ditën Jo”: Martini pranon gabimet e Teutës e evidenton supremacinë e Granadës
Video/ Granada ‘shpërthen’ në Niko Dovana: poker Teutës që del jashtë Europa League
“Karrigia e tij është bosh”: dhimbja e nxënësve dhe kolegëve për shuarjen e mësuesit nga Pogradeci prej Covid 19!

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz, njoftime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2020 www.newzmagnet.com