Gjermani: Jo rikthimit të tifozëve në stadiume
Politikanët gjermanë e refuzuan për momentin dëshirën e Bundesligës për t’u lejuar tifozëve të rikthehen në stadiume, të paktën pjesërisht. “Mijëra spektatorë në stadiume – kjo nuk përputhet me nivelin aktual të infeksioneve”, shkroi ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, në Twitter . “Tani është e rëndësishme të mos u hyjmë rreziqeve të shmangshme. Koncepti Federatës Gjermane të Futbollit DFL është i mirë në teori, por në rastin e pandemisë, ajo që ka rëndësi është realiteti në praktikë.”

Megjithatë politikanët do të diskutojnë edhe një herë në fund të gushtit për konceptin e DFL-së. Ky parashikon që fillimisht të lejohet në stadiume vetëm një numër i kufizuar tifozësh. Po ashtu që në stadiume të mos lejohen pijet alkoolike dhe që të shiten vetëm bileta të personalizuara në mënyrë që në rast infeksioni të jetë e mundur që të ndiqen më mirë dhe më shpejt zinxhirët e infeksionit dhe që ato të  ndërpriten.
Edhe mjekët janë skeptikë
Përveç shumë politikanëve edhe Shoqata e Mjekëve “Marburger Bund” është kundër kthimit të tifozëve në stadiumet e Bundesligës. “Në radhët e tifizëve mund të ketë ndonjë superpërhapës të virusit dhe ky mund të përhapet si zjarri”, tha kryetarja e Marburger Bund, Susanne Johna, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.
Ajo e konsideron rrezikun e ngjitjes masive të virusit si rrezik real. “Ne i kuptojmë përpjekjet e DFL-së, por e konsideroj si jorealist konceptin e DFL-së për të parandaluar ngjitjen e virusit.” Nëse shënohet një gol, unë nuk mund ta imagjinoj se si tifozët do të qëndrojnë pa lëvizur në vendet e tyre. Në raste të tilla ata përqafojnë njëri-tjetrin dhe as nuk u bie mendja për koronën.” tha Johna.


Laçi bie në fund, 3 minutat e shtesës kualifikojnë izraelitët
“Perla” e B. Ibrahimit kualifikon Shkëndijën, e pret Tottenhami i Mourinhos në raundin e tretë
Teuta out of Europa League
Granada shumë e fortë për Teutën, durrsakët humbasin thellë me spanjollët dhe eleminohen
Ky është gjigandi kinez, që paguan 260 milionë euro për Messin

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz, njoftime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2020 www.newzmagnet.com