Shifra në ulje në Kosovë, tre të vdekur, 43 raste me COVID-19

Shifra në ulje vijnë nga Kosova. Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre të vdekur nga COVID-19. Nga 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.


SHBA, akuza për pesë kinezë dhe dy malajzianë për krime kibernetike
I vuri bombën nën makinë, si e ndoqi për tetë kilometra me biçikletë “killeri” nga Bosnjë-Hercergovina
Lajçak: Çfarë u bisedua sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë
Erdogan-Greqisë: Nuk do të lejojmë askënd të burgosë Turqinë!
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në Shkup

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz, njoftime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2020 www.newzmagnet.com