Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në Shkup
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj qëndroi të enjten për vizitë në Shkup ku u prit nga homologu i tij Bujar Osmani. Dy ministrat diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës dhe të përgatitjeve kundrejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ata kanë folur edhe për çështje rajonale, teksa theksuan mbështetjen e vendeve të tyre të marrëveshjes ekonomike në Uashington midis Kosovës dhe Serbisë dhe asaj që njihet si “mini-Shengeni Ballkanik”.
Dy shefat e diplomacisë së vendeve fqinje u takuan në Shkup për të biseduar mbi një gamë çështjesh që i lidhin dy vendet në kuadër të përgatitjeve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por dhe për bashkëpunimin në fushën e ndërlidhjeve infrastrukturore – energjetike, teksa qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase kanë në plan të mbajnë një seancë të përbashkët, por pa caktuar ende një datë për këtë.
Ministrat Osmani dhe Cakaj theksuan se dy shtetet nuk kanë çështje të hapura midis tyre por përkundrazi marrëdhëniet zhvillohen me aktivitete të numërta dhe marrëveshje të dyanshme që pak sa kanë ngecur për shkak të pandemisë.
“Me ministrin Cakaj kemi udhëhequr delegacionet shtetërore në vitin 2018 në skriningun shpjegues në Bashkimin Evropian dhe ajo nismë na lidhi në sfidat e përbashkëta që i kemi në aspirarat drejt anëtarësimit në BE. Presim së bashku që kjo të operacionalizohet në konferencën e parë ndërqeveritare për të cilën po bashkërendojmë ativitetet tona që kjo të ndodh gjatë presidencës gjermane (me BE-në”), tha ministri Osmani.
Ministri Cakaj theksoi mbështetjen e Shqipërisë për marrëveshjet që vendi fqinj i ka arritur me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, me Bullgarinë për fqinjësi të mirë dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila ua ka ngritur të drejtat dhe pozitën shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në takim dhe sidomos në konferencën për mediat të pyetur nga gazetarët dy ministrat folën për çështjet rajonale, me theks të veçantë për takimin e fundit në Uashington midis drejtuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe për atë që njihet si “mini-Shengeni Ballkanik”:
“Tashmë Kosova është pjesë e kësaj iniciative dhe është bërë pjesë e saj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe përderisa Presidenti i SHBA-së ka bërë një kërkesë të tillë, përderisa ky proces vazhdimisht mbështetet nga përfaqësuesi i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe prej të gjitha autoriteteve të BE-së, e konsideoj të pavend, për të mos thënë goditje të ulët dhe të ligë që një ide e tillë e bashkëpunimit rajonal të interpretohet si iniciativë e presidentit të Serbisë. Ta keni parasysh që Republika e Kosovës që nga krijimi i saj dhe fuqizimi i saj si shtet dhe në proceset që e zgjerojnë perspektivinën e zhvillimit të saj, gjithmonë ka fituar nga mbështetja e SHBA-së”, tha zoti Cakaj.


SHBA, akuza për pesë kinezë dhe dy malajzianë për krime kibernetike
I vuri bombën nën makinë, si e ndoqi për tetë kilometra me biçikletë “killeri” nga Bosnjë-Hercergovina
Lajçak: Çfarë u bisedua sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë
Shifra në ulje në Kosovë, tre të vdekur, 43 raste me COVID-19
Erdogan-Greqisë: Nuk do të lejojmë askënd të burgosë Turqinë!

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz, njoftime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2020 www.newzmagnet.com