Erdogan: Pse jemi influentë në Ballkan
Teksa në Bruksel shprehin shqetësim për ndikimin turk në rajonin e Ballkanit, presidenti Erdogan duket i vendosur për të vijuar me të njëjtën strategji. Për t’i kthyer shpinën Ballkanit ai vendos disa kushte për Perëndimin.

“Thonë çfarë do Turqia në Ballkan? Po ju përgjigjem me pyetje. Nëse ne tërhiqemi, Franca do të heqë dorë nga politika e saj kolonizuese? 
Bashkimi Europian do të ndryshojë dyfytyrësinë dhe nuk do të zbatojnë më standarde të dyfishta me Turqinë? Do të mbajnë premtimet që na kanë dhënë? 
Do të heqin dorë ata që kanë llogari të hapura dhe të largohen nga rajoni? Nëse del dikush dhe thotë një përgjigje PO për këto pyetje, do të ndryshojmë strategji në politikën tonë të jashtme”.
Erdogan u ndal edhe te kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe duke shprehur vendosmëri për vijimin e aksionit. Anija Oruç Reis u kthye në Antalia për shkaqe teknike, por kërkimet do t’i vijojë anija Javuz Sulltan deri në 12 Tetor.


SHBA, akuza për pesë kinezë dhe dy malajzianë për krime kibernetike
I vuri bombën nën makinë, si e ndoqi për tetë kilometra me biçikletë “killeri” nga Bosnjë-Hercergovina
Lajçak: Çfarë u bisedua sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë
Shifra në ulje në Kosovë, tre të vdekur, 43 raste me COVID-19
Erdogan-Greqisë: Nuk do të lejojmë askënd të burgosë Turqinë!

Rreth Nesh


NEWZMAGNET eshte magneti juaj per lajme nga bota dhe vendi, argetim, showbiz, njoftime, etj
Te gjitha te rejat e fundit do ti gjeni tek ne!
Per me shume informacion ose per aplikime, na kontaktoni ne newzmagnet@gmail.com
Ju Mirepresim!

  • Copyright © 2020 www.newzmagnet.com